Portieri Edvan Bakaj priti penalltinë e 10 të Tiranës

Penalltitë përcaktuar skuadrën që kualifikohet për në çerekfinalet e Kupës mes Tiranës dhe Dinamos, madje u nevojitën nga 10 goditje për secilin ekip. 210 minuta lojë, më shumë se koha për të luajtur dy ndeshje, një numër i madh 11-metërshash që u duk se nuk do të përfundonte kurrë.

Heroi i ndeshjes është portieri Edvan Bakaj i Dinamos, ish i Tiranës që priti penalltinë e 8 që goditën futbollistët e Tiranës që kualifikoi blutë e kryeqytetit.  Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi 2-0 për Tiranën, aq saç kishte fituar Dinamo në ndeshjen e parë. Shtesat prej 30 minutash nuk sollën të tjerë gola.

Dinamo do të përballet në çerekfinale në një tjetër derbi, tashmë kundër Partizanit me sfidën e parë që do të luhet më 26 Janar. Ndërsa Tirana do të përqendrojë energjitë në kampionat aty ku kryeson renditjen dhe ka shumë punë për të mbajtur vendin e parë.

Tv Klan