Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 389 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 23 qytetarë, në këto bashki: 10 në Tiranë, 3 në Fier, nga 2 qytetarë në Durrës, Mat, nga 1 qytetarë në Lushnje, Mallakastër, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë.

Janë 594 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 55 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,647 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al