Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV) ka konfirmuar këtë të hënë në detyrë zv/drejtorin e Policisë së Gjirokastrës, Skënder Hita.

KJV nuk konstatoi asnjë problem, si në komponentin e pasurisë, ashtu edhe në afësitë profesionale dhe pastërtinë e figurës.

Skënder Hita ka mbajtur më herët edhe detyrën e zv/drejtorit të Policisë së Tiranës, Shkodrës dhe Lezhës./tvklan.al