Skuadra argjentinase, Central Norte, siguroi ngjitjen në ligën e dytë, pas një finaleje dramatike ndaj Sarmiento de La Banda.
Megjithatë, përveç kualifikimit, që mungonte prej 37 vitesh, vëmendjen e mori një akt heroik i portierit Cali Rodriguez.
Pas ndeshjes së mbyllur në barazim pa gola, nga penalltitë, gardiani i Cenrtal Norte ishte vendimtar.
Cali Rodriguez priti penalltinë e parë dhe pas rënies në tokë, pësoi një dëmtim të rëndë, duke nxjerrë shpatullën.
¿CALI? ¡¡CALIDAD!!
— SportsCenter (@SC_ESPN) October 7, 2024
🧤 El arquero de Central Norte de Salta atajó el primer penal, se lesionó y siguió en la tanda
😳 ¿Lo increíble? ¡Atajó UNO MÁS LESIONADO!
🏆 Su equipo se quedó con la final del FEDERAL A y volvió a la #PrimeraNacional tras ¡37 AÑOS! pic.twitter.com/zMkKvIvSDT
Pavarësisht dhimbjeve, portieri nuk u dorëzua dhe vazhdoi, duke pritur një tjetër penallti, ashtu me shpatullën e nxjerrë.
Dy pritjet e Rodriguez dhe një gjuajtje mbi portë nga lojtarët e Sarmiento de La Banda, i siguruan ngjitjen në ligën e dytë skuadrës së Central Norte, që mungonte prej plot 37 vitesh. /tvklan.al