Shtëpia e një biznesmeni në Fier u përfshi nga një zjarr i qëllimshëm. Fëmijët e tij shpëtuan pasi kaluar nga ballkoni i tyre në atë të fqinjit. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 Tetori. Autorët kanë përdorur 5 litra benzinë poshtë derës së banesës.

Më pas i kanë vënë flakën. U desh ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve që zjarri të mos prekte gjithë shtëpinë. Zyrtarisht nuk dihen shkaqet, por policia dyshon se ngjarja ka të bëjë me konfliktet që Ilirjan Salija ka në lidhje me një supermarket. Po ashtu, Salija ka konflikt me persona të tjerë edhe për një truall./

abcnews.al