Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit. Në pranga ka përfunduar Ermal Sino, 45-vjeç, një emër i njohur për policinë, pasi në 1999 është dënuar për vrasje, ndërsa në vitin 2014është proceduar penalisht për shkatërrim prone me dashje të një makine në Fier.

Efektivët kishin marrë informacione se një person lëvizte i armatosur. Kështu 45-vjeçari është ndaluar në orën 2 të mëngjesit. Gjatë kontrollit atij i janë gjetur një pistoletë tip “TT”, model 54, me 8 fishekë. Gjithashtu në makinë ai kishte një pistoletë tip “Cervena Zastava” model 70, me 7 fishekë; një selenciator për Zastavën; dy radio marrëse-dhënëse dhe ajë aparat fotografik.

Nga kontrolli që i’u bë në banesë, i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:  një tjetër pistoletë tip “Zastava” me krehër me tre fishekë, automatik tip ”P.M.SH” me krëhër me 19 fishekë; 79 copë fishekë automatiku, model 56.

Nisur nga rrethanat e arrestimi policia ka dyshime se 45-vjeçari ishte me “mision” për kryerjen e ndonjë krimi. Policia ka dyshime të forta se Ermal Sino mund të jetë një vrasës me pagesë.

/tvklan.al