29 Janar 2018/ Intervistë më Hysnie Hoxhallari një javë pas krimit makabër të ndodhur në banesën e tyre. Ajo ka treguar momentet e para kur u përball me trupat pajetë të bashkëshortit të saj Olsi Hoxhallari dhe nënës së tij, Selkie Hoxhallari.  Ajo është njeriu i parë që gjeti trupat e pajetë dhe të djegur.

Me djalin e saj të vogël Hysnie Hoxhallari rri mbyllur që kur policia i tha se dyshonte që Olsi dhe Selkie Hoxhallari janë vrarë dhe më pas u është vënë zjarri.

Fillimisht thotë se dyshoi që vjehrra dhe burri i saj vdiqën nga zjarri. Por kur policia nisi t’i merrte në pyetje të gjithë rrethin familjar përfshirë dhe atë, iu thanë se ngjarja nuk është aksidentale, po krim. “Gruaja nuk di çfarë të besojë në të vërtetë”.

Ndërsa sot është vënë në pranga nga policia e qytetit të Vlorës së bashku me shokun e saj Kasëm Pirjasi.

Sipas policisë mësohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar e më pas kanë vrarë nënë e bir si dhe kanë shkaktuar zjarr në banesë me qëllim fshehjen e provave duke synuar për ta devijuar ngjarjen si “aksidentale”.

/tvklan.al