Autoritetet në Paranagua të Brazilit thanë të martën se rrëshqitjet e dherave të shkaktuara nga shirat e fuqishëm kanë bllokuar rrugët dhe hekurudhën që të çon drejt portit. Ky port është i dyti për eksportet e drithërave në Brazil.

Në një deklaratë thuhej se puna e portit vijon normalisht pasi anijet vazhdojnë të ngarkojnë dhe shkarkojnë produktet në magazinë.

Pamjet e filmuara me dron treguan rrëshqitjet e dherave që kishin bllokuar totalisht një rrugë. Mes baltës kanë mbetur edhe disa kamionë.

Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën dhe nuk kanë dhënë një afat se kur do ta pastrojnë rrugën./tvklan.al