Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga mesditën e sotme në kryeqytet, duke përfunduar në trotuar. Nga kjo ngjarje kanë mbetur të plagosura dy gra, të cilat ndodheshin në rrugë. 

Në një njoftim të sajin, policia e Tiranës sqaron se ngjarja ndodhi

“rreth orës 14:10, në bulevardin “Zhan D’Ark”, te ish-ATSH-ja. Mjeti me targë AA 280 OV, me drejtues Asllan Hoti, ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka aksidentuar 2 këmbësoret, Sh. D., 61 vjeçe dhe A.P., 68 vjeçe”.

Dy gratë janë transportuar për ndihmë mjeksore në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet e metejshme për përcaktimin e shkakut të aksidentit, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.

Po gjatë mesditës, një tjetër aksident ndodhi në një tjetër zonë të kryeqytetit. Dy makina u përplasën me njëra tjetrën në rrugën “Hoxha Tahsim”.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”392″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar, megjithatë aksidenti shkaktoi bllokim të rrugës deri në mbërritjen në policisë./

tvklan.al