Vazhdon puna për fikjen e zjarreve në vend.

Në Qarkun e Tiranës, konkretisht në fshatin Mengaj të Bashkisë Kavajë është dashur edhe ndërhyrja e helikopterit te Forcës Ajrore “Cougar” pasi zjarri kaloi edhe në një pjesë të fshatit Cikallesh.

Ndërkaq pas 8 orësh luftë me flakët, zjarri që ra mbrëmjen e djeshme në kodrat e fshatit Topullaraj në Gjirokastër është vendosur nën kontroll.

Flakët që rrezikonin fshatrat Arshi Lengo dhe Asim Zeneli në afërsi të qytetit të Gjirokastrës u izoluan vetëm mëngjesin e kësaj të hëne.

Për këtë situatë policia ka proceduar penalisht një 37-vjeccar, i cili dyshohet se ka ndezur zjarr ne vendin e quajtur ‘gropat’ për pastrimin e tokës.

Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur rreth 2 hektarë tokë.

Tv Klan