Një zjarr i madh ra në fshatin Topullaraj të Gjirokastrës mbrëmjen e së dielës.
Gazetarja Dorina Muhaj ka mësuar nga zjarrfikësit se rreth orës 04:00 të mëngjesit operacioni për fikjen e flakëve ka përfunduar me sukses.
Fatmirësisht zjarri nuk ka rrezikuar fshatrat Asim Zenel, Arshi Lengo, Topullaraj dhe Dhoksat. Megjithatë në zonë do të qëndrojnë një grup prej 50 trupash ushtarakë që do të punojnë për fikjen e trungjeve.
Po ashtu do të mbahet nën monitorim e gjithë zona në rast të ndonjë riaktivizimi të mundshëm të zjarrit./tvklan.al