Manastirliu: Nga e hëna nis aplikimi në Tiranë

100 mijë teste të shpejta kanë mbërritur në Shqipëri dhe do t’u vihen në dispozicion të hënën fillimisht epidemiologëve në Tiranë e më pas do të shpërndahen në të gjithë vendin për t’u aplikuar në rastet e dyshuara për COVID. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha për mediat se prej datës 20 Dhjetor testimi i shpejtë i antigjenit do të jetë i disponueshëm edhe për mjekët e familjes në disa poliklinika në Tiranë dhe struktura shëndetësore në të gjithë vendin.

Kemi siguruar 100 mije jemi ne proceduar per 300 mije ne vijim. Prej datës 20 Dhjetor testimi i shpejtë i antigenit do të vihen në dispozicion për disa urgjenca të spitaleve rajonale

Epidemiologët do të vendosin për çdo rast të dyshuar me COVID se cilin nga testet do të përdorin, tamponin apo testin e shpejt të antigjenit, i cili jep përgjigje brenda 30 minutave.

“Ky test duhet të kryhet atëherë kur kemi ngarkesë virale të lartë, brenda 5 ditëve të para të sëmundjes garantohet ky test nëse do të duhet përtej ditëve të para do të ofrohet testimi me PCR. Nëse ky test është pozitiv nuk ka nevoje për PCR”.

Mjekët dhe epidemiologët në të gjithë vendin do të trajnohen përgjatë dy javëve për mënyrën e realizimit të testit të shpejtë.

Tv Klan