Veliaj: Rritet kapaciteti i furnizimit me ujë në Tiranë

Nga investimi në Bovillë, do të përfitojë edhe Kamza.

Nis faza e dytë e punimeve në Bovillë. Gjatë inspektimit të punimeve, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se do rritet kapaciteti i furnizimit me ujë për Tiranën.

“Lajmi i mirë për qytetarët është se fillojmë investimin e fundit të madh, që jo vetëm 70% e Tiranës të ketë furnizim 24 orë, por 100% e Tiranës të furnizohet me ujë. Në këto 2 vite do të kemi një megakantier këtu, do të dyfishohet edhe filtrimi, pra sa ujë mund të futet në rrjet me cilësi, sigurisht edhe dyfishimin e depozitës. Në momentin që dyfishohet depozita do të kemi edhe një shtesë të presionit të ujit”.

“Më vjen mirë që një pjesë e furnizimeve do jetë edhe për gjithë qytetarët e Kamzës, do të shkojë për ta. Ujësjellësi i Kamzës nuk ka fuqi ekonomike të ujësjellësit të Tiranës, kështu që më vjen shumë mirë që ky është një investim nga i cili do përfitojnë edhe qytetarët e Kamzës. Ne po rritemi në një simbiozë ku në të dyja anët e Lumit të Tiranës, si Tirana dhe Kamza”.

Afati për përfundimin e punimve në Bovillë është 24 muaj.

Tv Klan