helikoptere

Dukagjini ishte aksioni i dytë më i madh pas Lazaratit. Kështu e cilësoi Ministri i Brendshëm nga Shkodra, operacionin antikanabis në ditën e tretë të tij.

Në të njëjtën kohë Tahiri u bëri thirrje për tu dorëzuar personave që qëlluan me armë zjarri ndaj policisë.

Operacioni antikanabis në Dukagjin të Shkodrës është drejt fundit dhe sipas kreut të policisë së shtetit Artan Didi, deri tani janë asgjesuar 45 mijë rrënjë kanabis sativa.

Më herët policia publikoi emrat 10 personave të quajtur “Grupi i Zjarrit” , banorë të komunës Pult që qëlluan me armë drejt policisë dhe për pasojë u dëmtua një helikopter.

Emrat e identifikuar si grupi i zjarrit

-Besnard Kol Bungaja

-Lek Thani

-Nikolle Shpati

-Mentor Bungaja

-Nik Tonaj

-Pal Dushku

-Pellumb Dushku

-Gjin Guri

-Kol Bungaja

-Geg Kola

Për të ndihmuar në kapjen e tyre është vënë një shpërblim prej 100 mijë eurosh. Didi, drejtues i operacionit, kërkoi që të dyshuarit të paraqiten në polici. Sipas tij, nëse ka prova për implikimin e tyre, do të veprohet në bazë të ligjit.

Edhe në ditën e tretë të aksionit, në mbështetje të efektivëve të Shkodrës, u angazhuan forcat e FNSH-së dhe RENEAs, dy helikopterë të ushtrisë, si dhe 15 automjete.

Tv Klan