Virusi i ri Langya infekton 35 persona në Kinën Lindore





Virusi i ri Langya infekton 35 persona në Kinën Lindore

16:47 10/08/2022

Shkencëtarët po gjurmojnë një virus të ri me prejardhje nga kafshët në Kinën Lindore që ka infektuar të paktën dhjetëra njerëz. Virusi i ri i quajtur “Romani Henipavirus Langya (LayV)” u gjet në 35 pacientë në provincat Shandong dhe Henan. Shumë prej tyre kishin simptoma të tilla si ethe, lodhje dhe kollë.

Ky virus, mendohet se është përcjellë nga kafshët tek njerëzit. Nuk ka asnjë provë deri më tani që LayV mund të transmetohet mes njerëzve.

Studiuesi Wang Linfa nga Shkolla Mjekësore Duke-NUS në Singapor, tha për Global Times shtetërore të Kinës se rastet e LayV të gjetura deri më tani nuk kanë qenë fatale ose shumë serioze, kështu që “nuk ka nevojë për panik”.

Megjithatë studiuesi Wang tha se ka ende nevojë për të qenë vigjilent pasi shumë viruse që ekzistojnë në natyrë kanë rezultate të paparashikueshme kur infektojnë njerëzit.

Qendra e Tajvanit për Kontrollin e Sëmundjeve tha të dielën se po i kushtonte “vëmendje të madhe” zhvillimit të LayV./tvklan.al













Të ngjashme