Mesa duket vendimi i qeverise për të kaluar një Vit të Ri pa kapsolla, apo fishekzjarre ka shmangur një sërë incidentesh. Vetëm 3 persona i janë drejtuar spitalit të Traumës në Tiranë gjatë ndërrimit të viteve për të marrë ndihmë; edhe ata me lëndime të lehta në duar si pasojë e përdorimit të lëndëve plasëse gjatë festës.

Ndryshe nga vitet e kaluara ku shashkat dhe kapsollat dominonin festimet në nëpër sheshe e rrugë, ndalimi i tyre këtë krijoi këtë vit të ri një atmosfere më të vakët festive, por ajo që është me e rëndësishmja më të sigurt për qytetarët.

Ky vit gjeti me dyer të mbyllura të gjitha pikat e basteve sportive dhe kazinove.

Në ditën e dytë të hyrjes në fuqi të ligjit për ndalimin e bixhozit, në pikat e basteve dhe kazinotë e kryeqytetit nuk ka asnjë lëvizje. Ata qëndrojnë të mbyllura dhe në pjesën më të madhe të tyre është vendosur tabela për t’u dhënë me qira.

Pjesa më e madhe e qytetarëve e shohin si një vendim të drejtë, edhe pse ka mes tyre që shfaqen skeptikë për rezultatet.  Impresionin e tij për ndalimin e kapsollave dhe fishekzjarrëve dhe mbylljen e të gjitha pikave të basteve kryeministri Rama e komentoi këtë të mërkurë me një foto-mesazh ku shkruan se “Vit i Ri erdhi me këmbë të mbarë, pa kumar e pa kapsolla.”

Tv Klan