Tre të rinj janë vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi vodhën sende me vlerë rreth 15 mijë euro në një banesë.

Të arrestuarit janë Leonard Balla, Denis Myftari dhe Ervin Xaka, të tre banues në Fushë Krujë.

Uniformat blu thonë se më 13 Shtator, Leonard Balla është futur në banesën e D.B dhe ka vjedhur sende me vlerë, bëhet fjalë për çanta të markave të kushtueshme dhe aksesorë të tjerë. Ai ruhej jashtë nga Denis Myftari.

Ndërkohë pasi kanë përfunduar së vjedhuri sendet ka hyrë në rol bashkëpunëtori i tretë, Ervin Xaka, i cili i ka marrë në makinë duke i larguar nga vendi i ngjarjes.

Por numri i të arrestuarve nuk përfundoi me kaq. Në prangat e policisë ra edhe pronari i një argjendarie. Ai dyshohet se ka blerë sendet e vjedhura./tvklan.al