Presidentja e re e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka biseduar me kryeministrin Edi Rama për situatën në vend pas tërmetit të 26 Nëntorit. Në një postim në rrjetet sociale, Von der Leyen është shprehur se Bashkimi Europian është në krah të Shqipërisë në këto momente të vështira.

“Sapo bisedova me Kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili më foli për situatën e vështirë pas tërmetit. Kam respekt të madh për popullin shqiptar, i cili qëndroi i qetë pavarësisht rrethanave. Dua t’u bëj të ditur se Bashkimi Europian qëndron në krah të tyre”, shkruan presidentja e KE.

Ajo shton më tej se do të dërgojë në Shqipëri diplomatin Janez Lenarčič‏  të mërkurën, i cili do ta informojë Von der Leyen për situatën dhe ndihmën që duhet pas fazës së kërkim-shpëtimit. /tvklan.al