Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Punët nëpër rrugë janë dallëndyshet që na tregojnë se po vjen fushata e zgjedhjeve. Sa herë afrohen votimet aq herë dalin punëtorët rrugëve dhe si me magji pas votimeve korja e asfaltit bie dhe gropat shfaqen me madhështinë e parë. Siç dihet pas pak muajsh në të gjithë vendin do të zgjidhen përfaqësuesit e rinj të pushtetit vendor.

Qeveria e udhëhequr nga socialistët ka dhënë fonde speciale për të rregulluar disa rrugë, ndërsa pushteti vendor i udhëhequr nga demokratët po punon më vete. Vetëm një gjë i tradhton përherë të dyja palët, afatet. Meqë punohet me fushata dhe vetëm për fushata, më tepër i kushtohet vëmendje propagandës dhe spektaklit.

Mendimi i votuesve është se politikanët nuk i mbajnë premtimet. Sipas tyre të gjitha janë premtime boshe për të arritur diçka në fushatën e tyre./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti