Të paktën 8 persona kanë vdekur dhe 2750 të tjerë janë plagosur në Liban pasi pajisjet e dorës që përdoren për të komunikuar filluan të shpërthejnë të martën pasdite. Ministria e Shëndetësisë e Libanit thotë se 200 prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën, çka pritet ta rëndojë edhe më tej bilancin e këtyre shpërthimeve.

Në mesin e të plagosurve është edhe ambasadori i Iranit në Liban.

Reuters publikoi pamjet kur një person ishte në treg duke bërë pazar, kur pajisja që kishte në brez shpërthen duke e plagosur rëndë.

Hezbollahu thotë se po heton arsyet e atyre që i quajti “shpërthime misterioze dhe të njëkohshme”. Hezbollah nuk e ka akuzuar drejtpërdrejtë Izraelin për këto shpërthime, por një burim pranë këtij grupimi tha për Guardian se dyshohet se pas këtij sulmi qëndron Tel Avivi.

Tv Klan