Autori i maskuar e qëlloi brenda lokalit

Ky është momenti kur autori i maskuar ekzekuton me armë zjarri 55-vjeçarin, Ardian Nikulaj.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 13:30, ku siç shihet dhe në këtë foto të fiksuar nga kamerat e sigurisë së lokalit në pronësi të viktimës, autori mban skafandër në kokë, maskë në fytyrë dhe jelek fosforeshent.

Në pamje shihet se viktima ka qenë i ulur në një prej tavolinave të lokalit, dhe në momentin që brendësi të tij është futur autori, në ambientet e restorantit ka patur dhe persona të tjerë.

Të paktën 7 herë e ka qëlluar në kokë dhe trup 55-vjeçarin autori dhe pasi është siguruar se biznesmeni ndërroi jetë, është larguar me shpejtësi nga vendngjarja me motorin e tij.

Deri në këtë fazë të hetimit policia ende nuk ka një pistë konkrete për vrasjen e Nikulajt, teksa vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

55-vjeçari krahas përfshirjes në botën e biznesit, ishte anëtarë i Këshillit Bashkiak të Lezhës dhe kandidonte sërish për të njëjtin pozicion në zgjedhjet e 14 Majit si përfaqësues i Partisë Socialdemokrate.

Po si pjesë e kësaj force ai ka qenë dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e përgjithshme të 2021.

Ardian Nikulaj rezulton të ketë qenë i dënuar me 4 muaj burg për armëmbajtje pa leje më 24 Nëntor të vitit 2003, ndërsa 3 vite më vonë, më 1 Dhjetor 2006, me gjobë për falsifikim.

Dënime këto që i ka vetëdeklaruar dhe në formularin e Dekriminalizimit gjatë kandidimit për deputet.

Tv Klan