OSBE njoftoi këtë të mërkurës se një anëtare e misionit të saj të posaçëm monitorues është vrarë gjatë bombardimeve në qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv.

Në një deklaratë, OSBE tha se viktima ishte Maryna Fenina dhe se ajo kishte vdekur teksa po merrte furnizime për familjen e saj në qytetin e shndërruar tashmë në zonë lufte.

OSBE është organizata më e madhe rajonale e sigurisë në botë, e përbërë nga 57 vende, përfshirë Ukrainën dhe Rusinë./tvklan.al