Aaron Wan-Bissaka është zyrtarisht një lojtar i West Ham. Mbrojtësi i djathtë është larguar nga Manchester United dhe do të vazhdojë karrierën te skuadra tjetër angleze.

Njoftimi zyrtar ka ardhur nga londinezët, të cilët paguan për shërbimet e lojtarit rreth 17 milionë euro.

Wan-Bissaka kaloi me sukses vizitat mjekësore dhe ka firmosur me klubin e West Ham një kontratë afatgjatë, deri në verën e vitit 2031.

26-vjeçari largohet nga Manchester United pas plot pesë sezoneve, ndërsa 190 paraqitje në fushën e lojës. Wan-Bissaka e njeh mirë kampionatin anglez, pasi ka luajtur edhe me skuadrën e Crystal Palace.

“Djajtë” nuk kanë humbur kohë dhe kanë gjetur menjëherë zëvendësuesin. Për krahun e djathtë të mbrojtjes, Manchester United ka marrë Noussair Mazraoui, nga Bayern Munich.

Për të siguruar shërbimet e marokenit, klubi anglez ka paguar rreth 20 milionë euro. /tvklan.al