Real Madrid ka marrë një lajm të keq, para finales së Superkupës Europiane, ndaj Atalantës.

Mesfushori Eduardo Camavinga, ka pësuar një dëmtim të rëndë, një ditë para ndeshjes. Francezi u dëmtua në stërvitje, pas një ndërhyrje të marrë nga bashkëkombësi i tij, Aurelien Tchouameni.

Në një njoftim zyrtar, Real Madrid ka zbuluar dëmtimin e lojtarit. “Pas analizave të bëra sot të lojtarit tonë Eduardo Camavinga, ai është diagnostikuar me ndrydhje të ligamentit të brendshëm kolateral në gjurin e majtë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Dëmtim i rëndë për francezin, që pritet të mungojë gjatë. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Camavinga do të jetë jashtë për rreth dy muaj. Rikthimi i tij pritet në muajin tetor, ndërsa ka nisur fazën e rikuperimit. /tvklan.al