Milani koleksionoi trofeun “Berlusconi”, pasi mposhti Monzën me rezultatin 3-1. Një titull në nder të presidentit të ndjerë Silvio Berlusconi, i cili u fitua nga skuadra kuqezi, ku ai vetë bëri histori.

Në sfidën e zhvilluar në “San Siro”, Milani ishte dominues me lojë dhe gola. Takimi nisi menjëherë me skuadrën e Fonseca-s në sulm dhe Saelemaekers zhbllokoi shifrat në minutën e 11-të, duke shënuar i ndihmuar edhe nga një devijim në zonë.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, pasi për Monzën shënoi Daniele Maldini në minutën e 38-të.

Fraksioni i dytë i lojës nuk kishte shumë histori, pasi Milani realizoi edhe dy herë të tjera. Në minutën e 47-të, Jovic riktheu avantazhin e kuqezinjve, ndërsa në minutën e 56-të, Reijnders me një supergol nga goditja e dënimit, vulosi shifrat në 3-1.

Rezultati nuk ndryshoi, me Milanin që në fund festoi me trofeun, për të dytin vit radhazi. /tvklan.al