Zbardhen detaje nga atentati

Klevi Baho

Zbardhen detaje nga atentati

15:46 02/07/2019

Dy vëllezërit Aleksandër dhe Klevi Baho, të cilëve iu bë një atentat të hënën në fshatin Broshkë të Elbasanit, dyshohet se i janë kundërpërgjigjur me zjarr autorëve. Grupi hetimor ka gjetur një armë pranë trupit te Klevi Bahos, i cili mbeti i vrarë në këtë ngjarje. Ajo është një pistoletë Glock dhe blutë kanë dyshime se 22-vjeçari ka qëlluar mbi autorët.

Arma është dërguar në laborator për ekzaminime të mëtejshme. Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga ngjarja e rëndë policia ende nuk ka asnjë autor të dyshuar për vrasjen e Klevi Bahos dhe plagosjen e vëllait të tij Aleksandrit. Puna e oficerëve është e fokusuar tek e kaluara e dy vëllezërve, pasi janë të skeduar si persona me precedentë penalë.

29-vjeçari Aleksandër Baho në vitin 2016 në Itali i është organizuar një atentat nga i cili arriti të shpëtojë. Gjithashtu ai ka vuajtur edhe një dënim në Shqipëri. Ndërsa viktima kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu po në shtetin fqinj. Grupi hetimor është duke hetuar në dy pista, atë të larjes së hesapeve dhe prishja e pazareve të drogës.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT