Zbulohen molekula të reja nga uji i oqeaneve. Pas një punë kërkimore nga Instituti i Mikrobiologjisë së Universitetit Politeknik të Zyrihut, janë zbuluar jo vetëm gjallesa të reja, por edhe përbërje kimike deri më sot të panjohura dhe me shumë potencialitet për mjekësinë.

Studimi i publikuar në revistën ndërkombëtare shkencore Nature, përmban të dhëna nga një mijë kampionë të mbledhur me AND mjedisore oqeanike.

Me anë të teknologjisë kërkuesit kanë rianalizuar të dhënat dhe kanë dalë në pah shumë organizma një qelizorë të panjohur deri më sot, ndër të cilët edhe një familje gjallesash të ngjashme me disa që mendohej se jetonin vetëm në terren tokësor dhe jo në ujë.

Por aspekti më interesant i kërkimit është identifikimi i rreth 35 mijë gjenomave të ndryshme, të klasifikuara në grupe genesh të reja, të panjohur dhe në gjendje të prodhojnë molekula biologjike, gjithashtu të panjohura, dhe që nuk i njihen as karakteristikat. Por që mund të shfrytëzohen nga mjekësia në të ardhmen për prodhimin e një klase të re medikamentesh, kryesisht antibiotikësh, janë shprehur studiuesit.

Klan News