Bejtja: Çmimi, 10 herë më i lartë se ai që paguajnë shqiptarët

Ashtu si gjithë Europa edhe Shqipëria ka vendosur të miratojë një plan për kursimin e energjisë dhe përballimin e stinës së dimrit.

Burime për Televizionin Klan bëjnë të ditur se plani i hartuar tashmë nga Ministria e Energjisë është diskutuar këtë të martë me ekspertët e fushës, ndërsa të mërkurën pritet të miratohet në mbledhjen e qeverisë. Në një intervistë për Televizionin Klan, Zv/Ministri i Energjisë, Ilir Bejtja dha detaje të kësaj pakete.

Ilir Bejtja: Si dhe masa që lidhen me pjesën tonë të brendshme, vazhdimi i programve për uljen e humbjes në rrjet, për luftimin e abuzimeve të konsumit të energjisë.

Plani parashikon kufizimin e energjisë në institucionet shtetërore me një përqindje që ende nuk është percaktuar.  Për secilin institucion publik do të shihet mesatarja e energjisë së konsumuar në një muaj për vitin e shkuar dhe nëse kjo masë nuk është reduktuar në një përqindje të caktuar atëherë ndaj institucionit do të ketë penalitete. Gjithashtu plani parashikon edhe kufizimin me vendim qeverie të ndriçimit publik në rrugë dhe nëpër zbukurime ndërtesash publike. Pjesë e tij është edhe kufizimi i ndriçimit të reklamave pas një orari të caktuar gjatë natës.

Por cila është masa e energjisë që parashikon të kursejë qeveria nga ky plan masash masash?

Ilir Bejtja: Shpresoj që të kemi mirëkuptimin e qytetarëve, të mos jemi në atë kokëfortësinë që “nuk ka problem se e paguajmë”. Ndihma më e madhe për konsumatorin shqiptar është fakti që çmimi për familjarët nuk ndryshon aspak dhe po kështu vazhdojmë e mbështesim biznesin e lidhur me pension të mesëm.

Për të shtuar burimet energjetike në vend dhe për të ulur harxhimin e energjisë së rrjetit, ministria e Energjisë ka parashikuar të subvencionojë të gjitha ata abonentë që do të vendosin panele djellore për ngrohjen e ujit.

Plani i qeverisë:

  1. Kufizimi i përdorimit të energjisë në institucione
  2. Kufizim i energjisë per ndriçimin e rrugëve
  3. Kufizimi i energjisë për ndriçimin e objekteve publike
  4. Kufizimi i energjisë për ndriçimin e reklamave
  5. Subvencionim i panaleve diellore

Tv Klan