Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë fjalimit të tij në parlamentin e Koresë së Jugut kërkoi armë për të ndihmuar mbrojtjen e vendit të tij kundër Rusisë, edhe pse Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut e ka refuzuar kërkesën më herët.

“Ukraina ka nevojë për mbështetje për ushtrinë e saj, duke përfshirë avionë dhe tanke,” u tha Zelensky ligjvënësve, teksa ka shtuar:

“Koreja e Jugut mund të ndihmojë Ukrainën. Ne do të ishim mirënjohës nëse Koreja e Jugut mund të na ndihmonte për të luftuar Rusinë. Nëse Ukraina mund t’i ketë këto armë, ata jo vetëm që do shpëtojnë jetën e njerëzve të zakonshëm, por ata do të shpëtojnë Ukrainën.”

Më herët, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Koresë së Jugut, Boo Seung-chan tha se ministria kishte mohuar kërkesën e Ukrainës për një sistem armësh kundërajrore dhe se ata nuk mund të ofrojnë armë vdekjeprurëse./tvklan.al