Kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi ka vazhduar turin elektoral për prezantimin e kandidatëve social demokrat për zgjedhjet e 12 Tetorit në rrethin e Beratit dhe te Fierit. Pas takimit elektoral në qytetin e Beratit në komunën e Velabishtit, ai prezantojë kandidatin për kryetar të komunës Kastriot Rapaj. Ndërësa në Frakull të rrethit të Fierit, prezantojë kandidatin Viktor Cervenaku, kryetar aktual i komunës. Në takimin me elektoratin social demokrat, zoti Gjinushi vuri në dukje vlerat dhe kontributin e Partisë Social Demokrate në proceset politike qeverisëse që ka kaluar vendi, duke u ndalur në ruajtjen dhe forcimin e institucioneve në interes të zhvillimit të reformave dhe integrimin Europerëndimor të Shqipërisë. Sipas tij elektorati mbështet fuqishëm Partinë Social Demokrate sepse ajo është e majtë e vërtetë.

Ndërësa lideri Demokratëve të Rinj, Genc Pollo ishte në komunat Topojes dhe Portëzës në rrethin e Fierit ku apelojë për të votuar kandidatët e kësja partie.
Genc Pollo: “Sepse në qoftë se jemi të varfër, të pakënaqur me rrugë me gropa, kjo sepse pas rrëzimit të komunizmit për 12 vjet politika shqiptare degradojë duke i shërbyer në rradhë të parë politikanëve të vjetër që marrin votat në një ditë dhe ju harrojnë për 3-4 vjet”.

Nga komuna e Picarit në Gjirokastër kreu i Demokristianëve Shqiptarë, Nikoll Lesi, akuzojë politikanët e këtyre 12 viteve të cilët përdorin votën e popullit për tu ngjitur në karrierë dhe për tu pasuruar për vete dhe më pas harrojnë vendimin e tyre dhe ata që i kanë votuar. Shëmbulli konkret i kësaj pabesie politike është Gjirokastra, tha Lesi, pasi kjo zonë ka nxjerrë 4 kryeministra, por përsëri Gjirokastritët mbeten më të varfrit e vendit.
Nikoll Lesi: “Kjo zonë duhet të ishte ndër zonat me zhvillim ekonomik më të fuqishëm në Shqipëri, për arsye të historisë tuaj, të kulturës tuaj”.

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ndodhet në mes të eloktoratit të Hasit për të paraqitur kandidatin e përbashkët për bashkinë e Krumës. Gjatë kësaj vizite Mediu ishte për ngushëllime dhe në familjen e emigrantit të vrarë në Greqi, Vullnet Bytyçi, ku u bashkua me shqetësimin e familjes së emigrantit, se qeveria duhet të mbrojë jetën e qytetarëve të vet dhe duhet të kërkojë vendosjen e drejtësisë.
Fatmir Mediu: “Emigrantët kudo që janë, në Angli, në Greqi apo në vënde të tjera të botës, janë njerëzit më të nderuar, sepse kanë vajtuar atje me qëllime të mëdha, për ti shërbyer familjeve të tyre, për të realizuar ëndrrën që shikojmë çdo mëngjes në fytyrën e fëmijëve tanë”.

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ishte në një takim në lagjen kombinat të Tiranës, ai kërkojë votën e elektoratit duke thënë se partia që ai përfaqëson është një parti e re, me njerëz dhe energji të reja.
Paskal Milo: “Demokracia Sociale nuk është rasti që ka dalë sot në skenën politike Shqiptare, Demokracia Sociale është shprehje e domosdoshmërisë për ndryshim politik , Demokracia Sociale është pionere e ndryshimit cilësor në politikën Shqiptare”./tvklan.al