Zjarr i madh në zonën e Qerretit pranë plazhit. Nga të dhënat paraprake raportohet që nga flakët të jetë përfshirë një lokal buzë detit.

Deri në këto momente nuk raportohet për të plagosur. Mbeten të paqarta shkaqet e zjarrit. Ndërkohë drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e zjarrfikëses së qytetit të Kavajës.

Tvklan.al ka siguruar pamjet nga vendngjarja./tvklan.al