Sipërfaqe të konsiderueshme kullotash dhe shkurre janë përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të hëne në fshatin Dhërmi. Në vendngjarje mbërritën forca të shumta zjarrfikëse.

Fillimisht ndërhyrja ka qenë mjaft e vështirë për shkak të terrenit, por forcat zjarrfikëse kanë arritur të vënë nën kontroll zjarrin dhe po punojnë për shuarjen e plotë të tij. Nga flakët nuk rrezikohen banesa.

Aktualisht po hetohet nëse kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme apo aksidentale. /abcnews.al