Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë që prej mesditës së kësaj të diele në zonën e Fushë-Milot. I favorizuar nga era e fortë, zjarri rrezikoi disa banesa, por falë ndërhyrjes së shpejtë të punonjësve zjarrfikës të Kurbinit, të ndihmuar edhe nga Lezha bënë të mundur parandalimin dhe rrezikun e banesave.

Zjarri ka shkrumbuar një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj si dhe pemëtari të ndryshme në zonë. Zjarri vijon të jetë ende aktiv, por terreni i vështirë në zallin e lumit Mat e bën të vështirë ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse, por nuk përbën rrezik të madh, sidomos për banesat.

Forcat zjarrfikëse vijojnë të qëndrojnë në zonat e banuara për të parandaluar çdo situatë të mundshme./tvklan.al