Pas më shumë se dy javësh plot aksion sportiv, Paris po përgatitet për ceremoninë mbyllëse të Lojërave Olimpike 2024 ku do të marrin pjesë yje si Billie Eilish, Red Hot Chili Peppers dhe Snoop Dogg.

Përflitet se do të jetë edhe ylli i Hollywood-it, Tom Cruise.

Ceremonia do të mbahet të dielën (sonte) në Stade de France ku do të fillojë në orën 21:00 lokale dhe do të mbarojë në orën 23:00.

Organizatorët nuk kanë ndarë shumë detaje për pjesëmarrësit e famshëm, por Tom Cruise është në qendër të thashethemeve sepse thuhet që do të zbresë nga pjesa e sipërme e stadiumit. Do të ketë një segment gjatë të cilit Parisi i dorëzon organizimin e Lojërave Olimpike verore Los Anxhelesit, i cili do t’i mirëpresë sportistët në vitin 2028.

Këngëtarja R&B, H.E.R do të këndojë himnin kombëtar të SHBA-ve në Paris.

Ceremonia do të ketë performues, balerinë  dhe artistë cirku që do të shoqërojnë edhe artistët francezë si Air dhe Phoenix. Drejtori artistik Thomas Jolly tha se shfaqja quhet “Records” dhe premton që ta përfshijë audiencën në një ëndërr fantastiko-shkencore, një udhëtim përmes kohës.

Kjo do të nisë nga origjina e Lojërave Olimpike dhe më pas drejt një të ardhmeje distopike ku ato janë zhdukur dhe më pas duhet të shpien sërish.

Veç artit, ceremonia do të ketë edhe elemente tradicionale si:

-Parada e sportistëve

-Falenderimi i 45.000 vullnetarëve

-Ceremonia e medaljeve për maratonën e femrave

-Fikja e flakës olimpike

-Deklarimi i  fundit të Lojërave Olimpike nga presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik,  Thomas Bach

-Dorëzimi i flamurit olimpik nga Anne Hidalgo drejt Karen Bass, kryebashkiaket respektive të Parisit dhe Los Anxhelesit.

Flamuri i Britanisë do të mbahet nga Bryony Page dhe Alex Yee. Antoine Dupont që i dha 7 medalje ari në rugby vendit të tij do të mbajë flamurin francez. Flamuri amerikan do të  mbahet nga notarja Katie Ledecky që mori dy medalje ari duke barazuar rekordin e numrit më të madh të medaljeve të arit ngga një olimpiste.

Boksierja algjeriane Imane Khelif dhe Lin Yu-ting nga Taipei do të mbajnë flamujt e vendeve të tyre pasi arritën të fitojnë medalje ari pavarësisht diskutimeve të shumta për konkurrimin e tyre./tvklan.al