Vazhdon me intensitet të lartë zjarri në Pustec për shkak të përhapjes së flakëve në shumë drejtime. Mësohet se sipërfaqja e djegur i kalon 150 hektarë bimësi.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/08/zjarr-pustec-1-1024x768.jpg)
Vatrat e zjarrit janë përhapur aq shumë sa kanë dalë nga kontrolli dhe rrezikojnë t’i afrohen edhe doganës së Goricës dhe fshatit Goricë e Madhe.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/08/zjarr-pustec-3-1024x768.jpg)
Era po e përhap zjarrin edhe në drejtim të Pogradecit, përgjatë Malit të Thatë. E vetmja alternativë për të lokalizuar vatrat duket se mbetet ndërhyrja nga ajri./tvklan.al