Me bregdetin e cekët dhe rërën e imët, plazhi i madh i Durrësit është një nga destinacionet kryesore për pushime familjare. Në pikun e sezonit, operatorët turistik tregojnë disa nga arsyet se përse pushuesit zgjedhin këtë destinacion.

Përveçse detit, pushuesit që akomodohen në hotelet e Durrësit u ofrohet edhe mundësia për të vizituar sitet kulturore e historike të qytetit.

Por jo vetëm kaq, pasi qyteti bregdetar ofron gjithashtu një kulinari të pasur dhe mbrëmje argëtuese.

Në bregdetin që nis nga Ura e Dajlanit deri tek Shkëmbi Kavajës, strukturat akomoduese vijojnë nga më ekonomiket e deri tek ato më luksoze, duke iu përshtatur çdo buxheti familjar.

Tv Klan