spanje-zjarre

Zjarret në pyje, të shkaktuar nga temperaturat e larta, detyruan mbi 1400 persona të braktisin shtëpitë në perëndim të Spanjës. Autoritetet evakuuan banorët e fshatrave përreth zonës malore, Sierra de Gata.

Në orët e para të së premtes, rreth 330 zjarrëfikës dhe ekipe të ndihmës së shpejtë u përpoqën të shuajnë flakët, të ndihmuara edhe nga erërat e fuqishme, të cilat kërcënonin shtëpitë në rajonin e Ekstremadhurës.

Zjarri ka shkrumbuar mbi 5000 hektarë. Ndërsa rreth 3000 hektarë pyje u shkrumbuan në afërsi të qyteteve Lorka dhe Thietha, në afërsi të Murthias, në juglindje të Spanjës.

Në Portugali, rreth 80% e vendit po vuan pasojat e thatësirës ekstreme. Temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë shtuar rrezikun e zjarreve në pyje. Duke iu referuar raportit mujor të Institutit të Motit në Portugali, mesatarja e rreshjeve në Korrik ka qenë 3.5 mm, kur ajo e zakonshmja është thuajse 14 mm.

Autoritet kanë paralajmëruar një të nxehtë ektrem edhe në Francë.

Ndërkohë në Gjermani janë shënuar temperatura rekord. Meteorologët thanë se në Jug të vendit, të premten termometri tejkaloi temperaturën më të lartë të rregjistruar në vend, prej 40.3 gradë celsius.

Tv Klan