Autoritetet greke kanë gjetur trupat e pajetë të dy personave si pasojë e një zjarri që ra në Korintin perëndimor në Greqi.

Mediat greke shkruajnë se viktimat janë të moshës 35 dhe 40 vjeç. Ata nuk i ishin bindur thirrjeve të zjarrëfikësve për tu larguar nga zona, por kishin shkuar për të ndihmuar të afërmin e tyre.

Falë angazhimit të rreth 350 zjarrfikësve, 5 avionëve dhe 4 helikopterëve, ditën e sotme vatrat e zjarrit janë izoluar dhe aktualisht nuk përbëjnë rrezik për banorët apo shtëpitë.

Klan News