Dëmtimet po kthehen në një problem serioz për Real Madrid. I radhës që shtohet në listën e infermierisë është portieri Thibaut Courtois.

Gardiani madrilen u dëmtua në derbin ndaj Atletico Madrid, sfidë e cila u mbyll në barazim 1-1.

Pas testeve, u zbulua një dëmtim në këmbën e majtë të belgut, që do e mbajë jashtë për të paktën dy ndeshjet e radhës, ndaj Lille në Champions League dhe ndaj Villarreal në kampionat.

Sipas të gjitha gjasave, Courtois pritet të jetë i gatshëm pas ndeshjeve të kombëtareve në mesin e muajit tetor.

Real Madrid ka vuajtur shumë prej dëmtimeve gjatë kësaj periudhe, pasi ka humbur lojtarë të rëndësishëm si Camavinga, Militao, Alaba, Diaz dhe Ceballos. /tvklan.al