Mazniku: Përfitojmë 8 mijë metra katrorë ndërtim për godinën e re

Një ditë pas konstituimit, anëtarët e rinj të Këshillit Bashkiak të Tiranës inspektuan zonën pas Teatrit Kombëtar, e cila do t’i jepet për shfrytëzim kompanisë që do të marrë përsipër projektin.

“Ajo çfarë shohim këtu janë magazina në pronë të Bashkisë, por që janë në një gjendje të tmerrshme; magazina të vjetra që mbajnë materiale që nuk janë në përdorim, të mbetura nga një kohë e mëparshme, që sot nuk kanë asnjë funksion të mirëfilltë publik. Një pjesë tjetër e hapësirë është bërë parkim, por kjo është zona e cila do të shkojë në për zhvillim, ndërkohë që pjesa e Teatrit Kombëtar, pra sipërfaqja që sot i përket teatrit, do të mbetet sipërfaqe për teatrin. Po ashtu, do kemi mundësi të përfitojmë më shumë se 8000 metra katrorë ndërtesë të re teatri, sipas standardeve më të mira të mundshme që kërkon një Teatër Kombëtar”.

Nënkryetari Mazniku tha se godina aktuale e Teatrit Kombëtar është ndërtuar me një material të dobët dhe se nuk ofron më asnjë siguri dhe garanci për artistët dhe artdashësit.

“Pamë edhe materialin me të cilin është ndërtuar ndërtesa e teatrit, populiti i famshëm, i cili është bërë pothuajse një shekull më parë, por provë e qartë e faktit se kjo ndërtesë në mënyrën se si është bërë nuk ka asnjë mundësi dhe shans të funksionojë apo të qëndrojë në kohë, apo të riparohet a të ristrukturohet”.

I shoqëruar edhe Kreu i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Toni Gogu dhe këshilltarë të rinj, Mazniku tha se tetari i ri do të jetë një aset në shërbim të publikut.

Tv Klan