Kadilli: Arsyet pse nuk hyj në garën për kryetar të PD

Në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, deputeti i PD, Fatbardh Kadilli renditi të gjitha arsyet e tij pse nuk hyn në garën për kryetar partie. Në sqarimin e tij, Kadilli e cilëson partinë të përçarë dhe një pjesë të saj të papërfshirë.  Më tej, për deputetin, vota vetëm shton përçarjen teksa, sipas tij, është kthyer në një parti që përkrah vetëm Sali Berishën.https://www.youtube.com/embed/KuJRyxIe-zM

Fatbardh Kadilli: E para, partia nuk është e gjitha bashkë. Një pjesë e madhe e partisë nuk është.

Arian Çani: Dhe nuk pritet të jetë më bashkë.

Fatbardh Kadilli: Jo nuk është në proces fare, nuk u përfshi. Dhe çfarë ka ndodhur? Kanë ndenjur jashtë, mosbesues, dyshues, nuk janë bashistë.

Arian Çani: Të sponsorizuar nga gringot, le ta themi.

Fatbardh Kadilli: Por nuk e kam fjalën për nivelin e deputetëve, e kam fajlën për vertikalen e partisë, për ata që votojnë, anëtarët. Ka shumë anëtarë që nuk u përfshinë në zgjedhjet që u bënë në parti, në seksione, në degë deri dhe në kuvend, nuk u përfshinë. Dhe këta unë nuk e di, diku janë 5%, diku janë dhe 35%, ka degë që ka dhe shumicë. E dyta, partia është me një çarje dhe vota nuk shërben. Nuk besoj te ajo që vota sjell bashkimin, vota shton çarjen sepse duam, s’duam do kemi një retorikë edhe më të ngarkuar. E treta, përderisa rezultati është i qartë, është parti e njerëzve që janë rreshtuar pas Berishës gradualisht, nga dita e parë që nisi Foltoren, krijoi një shumicë përthithëse që thithte gjithnjë e më tepër individualitete politike me peshë, pa peshë dhe kjo shumicë thithëse tenton të marrë këdo rrotull vetes, pra e gjitha është në rreshtim pas Berishës. Kështu që në këtë rreshtore nuk ka vend më për dilema, për t’i shtruar këtyre njerëzve pikëpyetjen “a jeni më me Berishën?”, këta kanë 6-8 muaj që rendin pas Berishës.

Opozitari i përhershëm i opozitës

Ferdinand Xhaferri: Problem është raporti i Enkelejdit me Bashën

Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferri ka thënë se problemi i Enkelejd Alibeajt është raporti i tij me Lulzim Bashën.

Në studion e “Zonë e Lirë” në Tv Klan,  i pyetur nga Arian Çani se me këtë a nënkupton se Alibeaj po bën lojën e Bashës, Xhaferi e ka hedhur poshtë një gjë të tillë, duke thënë se deklarata e tij lidhet me faktin se Alibeajt i mungon dalja në terren.

Arian Çani: Cili është raporti yt me Enkelejd Alibeaj, i cili duam apo nuk duam ne, vazhdon akoma deri pa folur Apeli të konsiderohet si kryetari i komanduar i partisë dhe kryetari i grupit parlamentar. Ti me Enkelejdin i ke mirë muhabetet apo nuk e do as Enkelejdin?

Ferdinand Xhaferri: Raporti im me Enkelejdin është shumë korrekt. Në mënyrë të padiskutueshme është kryetar i grupit parlamentar dhe kryetar i komanduar i partisë, por problem është raporti i Enkelejdit me Z. Basha.

Arian Çani: Çfarë do të thotë?

Ferdinand Xhaferri: Nëse deri tani, ne kishim prodhuar shumë argumente që Z. Berisha nuk e kishte lënë Z. Basha të sillet si kryetar i partisë, nuk duhet të përsëritet e njëjta histori.

Arian Çani: Ti thua se po bën lojën e Bashës?

Ferdinand Xhaferri: Alibeaj përveç përfaqësimit në seli, duhet të dalë të përfaqësojë dhe në territor, sikurse Z. Basha duhet të sillet si një deputet i Partisë Demokratike. Unë thashë se deri më tani, Enkelejd Alibeaj është në provë për t’u sjellë si kryetar i grupit parlamentar dhe kryetar i partisë.

Arian Çani: Pra, po thua se po bën lojën e Bashës?

Ferdinand Xhaferri: Jo, i ka munguar dalja në terren.

22 Maji i doktorit

Jenisheri: Ja si shpëton Berisha nga non grata

Libër/ Përse interneti nuk flet shqip

Presidenti i ardhshëm?