Lajme Arkiva – TV Klan 2002

Rrethi i Librazhdit ka 77 zona kadastrale nga të cilat, 75 zona në fshat dhe dy në qytete, nga të cilat 85% e këtyre zonave është futur ne sistem. Ka pasur një vonesë në dokumentacion për arsye fondesh, por me njëherë sapo donatori i ri filloi lëvrimin e fondeve, filloi dhe menjëherë puna për azhornimin e dokumenteve të fshatrave Urakë dhe Qarrishtë.

Nga 85 mijë pasuri që ka i gjithë rrethi, deri tani janë lëshuar certifikatat e pronësisë, për 20 mijë pasuri të patundshme. Një numër i madh transaksionesh, bëhet gjatë luginës së Shkumbinit dhe gjithë kasit të superstradës së Korridorit 8, Librazhd, Qukës, Përrenjas, Qafë Thanë, ku jepen leje për ndërtime të ndryshme sidomos ato me drejtim turistik.

Gjatë një muaji zyra e regjistrimit të pasurive arkëton rreth tre milion lekë dhe deri në fund të muajit Shtator është arkëtuar komplet plani i vitit 2002, në shumën 25 milion lekë. Një problem mbetet plotësimi i akteve të pronësisë, për fshatrat Urakë dhe Rajcë të komunës së Rajcës, ku përgjegjësia bie mbi komisionin e ndarjes së tokave, të cilët nuk kanë punuar mirë, e si rezultat ka pasur probleme dhe në shpronësimin e fshatarëve gjatë ndërtimit të superstradës së rrugës Përrenjas-Qafë Thanë.

Probleme ka pasur edhe me Bashkinë Librazhd, me sektorin e urbanistikës, ku në shumë raste nuk ka përputhje me sipërfaqen e lëshuar nga urbanistika, e cila shumë herë është më e madhe se ajo e lëshuar me lejen e këshillit të bashkisë. Lëshohet leje shfrytëzimi pa përfunduar ndërtimi i objektit sipas projektit të miratuar, bëhen shitje trojesh, me mbivendosje pronarësh pa marrë më parë konfirmimin e zyrës së regjistrimit të paurive./tvklan.al