INSTAT ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat lidhur me rezultatet e publikuara javën e shkuar të Censit të popullsisë në territorin e Shqipërisë.

E pranishme ishte dhe Emira Galanxhiu, e cila ka marrë pjesë në Cense në vendin tonë që në regjistrimin e popullsisë së vitit 1979.

Nga eksperienca ndër vite, Galanxhiu tregon se ajo që i ka bërë përshtypje ishin arumunët, për të cilët thotë se ka idenë që janë deklaruar shqiptarë.

Emira Galanxhiu: Kam marrë pjesë në Cense që në regjistrimin e vitit 1979 dhe në të gjitha të tjera. Në 2011, çdo njeri deklaronte atë që donte. Në 2023-shin, pyetja ishte më e përcaktuat. Kam rezultatet dhe nga eksperienca kam kuptuar këtë gjë, gjëja që më bëri çudi ishin arumunët.

Unë mbaj mend që në vitin 2011, në tavolinat e rrumbullakta që organizonte INSTAT, arumunët vërtetë donin që të regjistroheshin arumunë. Kurse në ato që unë kam marrë pjesë këtë radhë, i pashë të shkrirë me shqiptarët. Kam idenë që ata janë deklaruar shqiptarë.

Sipas rezultatit të Censit 2023 të kryer nga INSTAT, Shqipëria ka 2.4 milionë banorë./tvklan.al