Në 24 orët e fundit janë shënuar 12 raste të reja të infektimit me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se janë kryer 471 testime, ndërsa 14 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi. Fatmirësisht, gjatë 24-orëshit të fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 471 testime, nga të cilët kanë rezultat pozitivë me COVID19, 12 qytetarë, në Bashkitë:

9 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Kavajë, Patos, Sarandë.

Janë 157 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,432 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al