Vështirësitë e Kozmait dhe familjes së tij nuk mbaruan me përballjet e tij me emigracionin. Gjatë rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan, Kozmai tregon se njëri prej vëllezërve ndërroi jetë, më pas nëna e tij, pasuar nga gjyshi. Motra e tij e vogël u sëmur rëndë, sa lindi nevoja për transplant veshke.

Ky i fundit u realizua me shumë mundim ndërsa dhuruese u bë motra tjetër, Enkelejda. Por pak muaj pas operacionit, organizmi i motrës së vogël nuk po përshtatej me organin e ri dhe jeta e saj po shuhej. Ndërkohë, mes gjithë vuajtjeve, Kozmai tregon se një telefonatë nga bashkëshorti i Enkelejdës e bëri të ndihej keq.

Kozma Shorja: Një telefonatë që nuk më pëlqeu, marr në telefon Enkelejdën dhe i thashë që “nëse ai nuk kërkon falje, te shtëpia ime është një mur që nuk mund të vini”.

Ardit Gjebrea: Dhe kështu muri nuk po kapërcehej dot.

Kozma Shorja: Për 13 vite.

Ardit Gjebrea: Megjithatë, pas operacionit…

Kozma Shorja: Po, motra ime e vogël i thotë: “Thuaji Nait”, se unë e kam emrin Kozma, por më thonë Nai shkurt, “që t’ia japë dorën Ledës, ta takojë për hatrin tim”. Ajo e dinte që ne nuk flisnim 5-6 muaj përpara se të bëhej operimi. Në atë kohë, hyj në dhomë dhe ia jap dorën të dyjave.

Ardit Gjebrea: Pra, të paktën motra e pa që ti ia dhe dorën Enkelejdës. Por ti i dhe dorën dhe më pas asnjë komunikim.

Kozma Shorja: Asnjë komunikim.

Ardit Gjebrea: Cili ka qenë qëndrimi që ka mbajtur bashkëshortja jote në gjithë këtë histori?

Kozma Shorja: Më thoshte që “foli Enkelejdës sepse është gjaku yt dhe mora e vogël që ka ikur nga kjo jetë të gëzohet aty ku të jetë, ndaj merr guximin e foli ti”. Ndërkohë unë isha me mendimin që jo.

Kam pritur vetëm telefonatën e faljes”, përmbyll Kozmai. Në 13 vite, ai rrëfen se ka priturnjë telefonatë që do të thyente murin e ngritur mes motrës e vëllait e që do t’i kthente në krahët e njëri-tjetrit./tvklan.al