Një seri tornadosh që goditën zonat jugore të Shteteve të Bashkuara, orët e fundit, shkaktuan një bilanc tragjik, 18 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Vorbullat e ajrit shkatërruan qindra ndërtesa, banesa e biznese në shtete jugore. Dëmtimi i linjave të transmetimit la pa energji elektrike të paktën 500 mijë njerëz.

Shumica prej 8 viktimash u shënuan në Arkansas, ku në disa qytete u shpall gjendja e jashtëzakonshme. Të vdekur pati edhe në Teksas, Oklahoma e Kentaki.

Moti i keq pasoi një valë të nxehti me temperatura rekord për këtë periudhë në Teksas. Ekspertët thanë se çrregullimet atmosferike si pasojë e ngrohjes globale kanë bërë që tornadot tipike për këto zona të jenë edhe më intensive.

Tv Klan