2.6 ton kanabis që u kap në Mal të Zi u ngarkua në Lushnje



2.6 ton kanabis që u kap në Mal të Zi u ngarkua në Lushnje

14:52 05/11/2020

Policia arreston 2 persona, 1 tjetër shpallet në kërkim

2.6 ton kanabis që u sekuestruan në Mal të Zi, janë vendosur në kamionin që transportonte fruta perime, në një magazinë në Lushnje.

Policia e Shtetit ka arrestuar Arlind Tabakun dhe Përparim Shurdhit, pasi pikërisht në magazinën e këtij të fundit, është vendosur edhe sasia e kanabisit në kamion.

Burime nga Policia e Shtetit thanë se kamioni i cili hyri në Shqipëri nga pika kufitare e Kapshticës, ka devijuar itinerarin në Elbasan, drejt Lushnjes, ku brenda një magazinë është fshehur sasia e drogës brenda fruta perimeve.

Në Mal të Zi u arrestua shoferi i kamionit Elvis Çalik, ndërkohë që në Lushnje, Policia Shqiptare arrestoi Arlind Tabakun dhe Përparim Shurdhin.

Itinerari i kamionit u zbulua pasi Policia Malazeze zbuloi se shoferi kishte devijuar rrugën për në Lushnje, aty ku mori edhe drogë.

Sasia prej 2.6 ton kanabis, u zbulua pasi autoritetet malazeze dyshuan se kamioni mund të ishte hapur gjatë rrugës në Shqipëri, ku edhe gjetën kanabisin e paketuar. Në kërkim për këtë sasi droge është shpallur edhe një person i tretë.

Tv Klan






Të ngjashme