20 shkurti i vitit 1991 shënoi ndarjen përfundimtare të Shqipërisë me regjimin totalitar komunist. Rrëzimi i bustit të diktatorit Hoxha që ndodhej në mes të Tiranës, nuk është gjë tjetër veçse shkëputja e njëherë e përgjithmonë nga një sistem i errët që mbajti të izoluar për afro 5 dekadash shqiptarët.

Studentët në qytezën e tyre të vogël ishin në kulmin e protestës nën thirrjen “Liri demokraci”. Një turmë e madhe njerëzish u lëshuan mbi statujën e bronzit 7 metra e lartë duke e shtrire simbolin e komunizmit përtokë.

Dara e hekurt e shtrënguar fort nga duart e Enver Hoxhës e mbajti për gati 50 vjet në tutelë Shqipërinë. Për disa vite me radhë vendi do të vuante edhe nga hija e tij. Deri në 20 shkurtin e vitit ’91, kur bashkë me tretin e saj do të thërmijëzohej simboli i diktaturës më të egër komuniste në Europë./tvklan.al

Gazetar: Edian Gjoni