Zbulohet itinerari i lëvizjes së viktimës

Rreth 200 gramë tritol dyshohet se iu vendosën në automjet, Aleksandër Sadikajt, që u hodh në erë një ditë më parë teksa lëvizte duke i shkaktuar vdekjen 27-vjeçarit.

Lënda plasëse ishte vendosur poshtë pjesës së parme të automjetit tip Golf, dhe dyshohet se shpërthimi ka qenë i telekomanduar.

Tv Klan ka mësuar itinerarin e lëvizjeve të 27-vjeçarit, të skeduar më parë nga policia. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se një ditë përpara atentatit viktima ka qendruar deri në mesnatë në një bar kafe në rrugën ‘Irfan Tomini’, lokal që administrohej nga vetë i riu. Pasi është larguar nga ambjentet e bar kafe Aleksandër Sadikaj i është drejtuar banesës së tij në zonën e Saukut ku ka qëndruar gjatë natës.

Rreth orës 13 të së dielës, 27-vjeçari ka lënë banesën dhe i është drejtuar autostardës Tiranë-Elbasan aty dhe ku u regjistrua shpërthimi i lëndës palsëse. Grupi hetimit ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonat ku ka kaluar viktima për zbuluar vendin ku i është vendosur tritoli automjetit që lëvizte i riu.

Brenda makinës që lëvizte i riu policia gjeti një armë zjarri tip pistoletë, çka ka shtyrë hetuesit tek pista e konflikteve që mund të ketë patur viktima. Ndërkohë verifikime po kryhen edhe për aktivitetin e tij në fushën e narkotikëve. Aleksandër Sadikaj ishte një emër i njohur për policinë. Skeda e tij kriminale nis që prej vitit 2011 me grabitje, kundërshtim të punonjësit të policisë, goditje për shkak të detyrës dhe në vitin 2019 për vrasje të mbetur në tentative për një plagosje me thikë në Sarandë.

Tv Klan