Epidemia e fruthit vazhdon të jetë në rritje. Vetëm në dy javët e para të Marsit në shërbimin infektiv janë paraqitur 50 raste, disa prej të cilëve janë të shtruar si pasojë e komplikacioneve.

Arjan Harxhi:

“Rastet kanë qenë të disa kategorvie në të tre pavione janë mbi 7 raste të shtruara”. 

Mjekët infeksionit pohojnë se vaksinimi mbetet forma e vetme e mbrojtjes edhe për të rriturit, në rastet ku kanë vetëm një dozë apo ende nuk kanë krijuar imunitet.

“Këto janë individë që nuk kanë pasur imunitet të mjafuteshëm. Fruthi është një sëmundje që mund të parandalohe me sukses nëpërmjet vaksinës”. 

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik pohojnë se deri më tani janë 271 raste të prekur nga fruthi, 64% e tyre  i përkasin grupmoshës nën 1 vjeç, pjesa më e madhe në Tiranë. Ndërsa pjesa tjetër janë të rritur deri në moshën 55 vjeç.

Tv Klan